Lluka: Tani nga Shqipëria mund të bëni thirrje në Kosovë me 15 – 16 cent për minutë

19 qershor 2019 | 17:59

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka, ka thënë se në saje të marrëveshjes për heqjen e tarifave të roamingut, tani qytetarët  e Kosovës, nga Shqipëria mund të bëni thirrje në Kosovë me 15 – 16 cent për minutë, pa pasur nevojë të aktivizoni ndonjë pako paraprakisht.

“Edhe operatorët e telefonisë mobile në Kosovë kanë filluar me implementimin e marrëveshjes për heqjen e tarifave të roamingut. Sot,  nga Shqipëria mund të bëni thirrje në Kosovë me 15 – 16 cent për minutë, pa pasur nevojë të aktivizoni ndonjë pako paraprakisht. Kjo thirrje para datës 15 qershor ju ka kushtuar jo më pak se 2.5 EUR për minutë. Komunikim të këndshëm, nga plazhet e bukura! P.S. Sqarim: Marrëveshja për eliminimin e tarifave të roamingut me Shqipëri parasheh ulje të çmimeve mbi 90% nga 15 qershor 2019 dhe eliminim të tërësishëm të këtyre tarifave deri me 15 qershor 2021. Pra deklarata ime ka qenë që ka filluar implementimi i marrëveshjes dhe në asnjë moment nuk kam thënë që është hequr roamingu”, ka shkruar Lluka në profilin e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur, Christina Aguilera, ka thënë se do t’i…