Lluka thotë se situata në Postë është shqetësuese
11 korrik 2018
| 14:24
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka ngritur shqetësimin për situatën e krijuar në Postën e Kosovës, por ka premtuar se do të bëjnë të pamundurën për të gjetur zgjidhjen.
Para Komisionit për Zhvillim Ekonomik, ministri Lluka ka theksuar se Posta e Kosovës gjendet në rrethana shqetësuese, për shkak të zvogëlimit të shitjes në vitet e fundit.
“Posta e Kosovës, si shumica e ndërmarrjeve të tjera, ka një gjendje shqetësuese për shkak të qarkullimit dhe zvogëlimit të shitjes viteve të fundit”, është shprehur ai.