Lluka: “Trepça” regjistrohet si shoqëri aksionare

08 mars 2019 | 12:59

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka, ka konfirmuar lajmin se “Trepça” është regjistruar si shoqëri aksionare.

“Kemi shumë punë për të bërë, por ky hap historik definitivisht do të lehtësoj çdo proces tash e tutje dhe për këtë ndjehem i lumtur”, ka shkruar ministri Lluka në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i tij në “Facebook”:

Të dashur minatorë e qytetarë,

Sapo u regjistrua Trepça si shoqëri aksionare! Tashmë edhe zyrtarisht punëtorët e kësaj ndërmarrje janë pronarë të këtij gjiganti metalurgjik. Urime!

Ministri Endrit Shala sapo ma dorëzoj certifikaten e biznesit të Trepça sh.a., ku së bashku me Kryetarin e bordit të Trepçës, Ardian Syla, kishim nderin dhe kënaqësinë ta pranojmë.

Kemi shumë punë për të bërë, por ky hap historik definitivisht do të lehtësoj çdo proces tash e tutje dhe për këtë ndjehem i lumtur.

Dua të falenderoj të gjithë ata që ndihmuan në këtë proces, përfshirë të gjithë anëtarët e bordit të Trepçës, menaxhmentin, sindikatën, kolegët në qeveri dhe veçanërisht deputetët e parlamentit të Kosovës.

 

Kujtojmë se regjistrimi i “Trepçës”, pason miratimin nga Kuvendi i Kosovës javë më parë të statutit të “Trepçës”, që i hapi rrugë regjistrimit të ndërmarrjes si shoqëri aksionare, ku 80 për qind e aksioneve janë të Qeverisë së Kosovës dhe 20 për qind janë aksione të punonjësve të “Trepçës”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy ndeshje të luajtura në NBA. Skuadra e Oklahomës triumfoi…