Lluka viziton ngrohtoren e Gjakovës pas mesnate
Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Kosovës, Valdrin Lluka, së bashku me Drejtorin e Ngrohtores së Qytetit të Gjakovës, Admir Shala, vizituan pas mesnatës këtë ndërmarrje publike lokale.
Lluka në një postim në profilin e vet në “Facebook” deklaroi se kjo vizitë u bë në shenjë respekti ndaj punëtorëve kujdestarë të cilët sigurojnë ngrohje pa ndërprerë, edhe në natën e Vitit të Ri.
Postimi i plotë i tij:
Së bashku me Drejtorin e Ngrohtores së Qytetit të Gjakovës, Admir Shala, vizituam pas mesnatës këtë ndërmarrje publike lokale si shenjë respekti ndaj punëtorëve kujdestar të cilët sigurojnë ngrohje pa ndërprerë për shtëpitë tona! Ju uruam vitin e ri dhe ndërkohë u informuam për situatën në vend!
Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka ndarë 400,000 EUR për këtë ndërmarrje për vitin 2018 që të sigurojmë ngrohje për Gjakovën!