Llullaku kalon te Shakhtyor Soligorsk
08 korrik 2019
| 17:22
Futbollisti shqiptar nga Istogu, Azdren Llullaku karrierën do ta vazhdoj në Bjellorusi.
Ai ka nënshkruar për skuadrën e FC Shakhtyor Soligorsk, kurse pjesë e kësaj skuadre është edhe Elis Bakaj. Llullaku ka shkruar në “Facebook”: “Ekipi im i ri në Bjellorusi, zyrtarisht lojtar i Shahtjor Soligorsk”.
Llullaku ka luajtur për shumë klube gjatë karrierës së tij, kurse për Kombëtaren e Shqipërisë ka realizuar 6 paraqitje.
/Epoka e re/