Llullaku shënoi dhe asistoi ndaj Dinamos
21 dhjetor 2018
| 22:27
Sulmuesi shqiptar Azdren Llullaku e mbyll në mënyrën më të mirë vitin 2018.
Sulmuesi kuqezi i hapi rrugën suksesit të thellë me shifrat 4-1 Astra Giurgiu ndaj gjigantëve rumunë të Dinamos së Bukureshtit.
I aktivizuar titullar, numri 10 i Astras realizoi një gol spektakolar me një goditje nga distanca që në minutën e shtatë, ndërsa për t’ia bërë gjërat më të thjeshta Astras mendoi sërish Llullaku që në minutën e 36 i asistoi shokut të skuadrës Bus për rezultatin 2-0. Për Llullakun ky ishte goli i pestë në kampionat dhe asistimi i tretë.