Lobi i Grave të Rajonit të Evropës Juglindore kundër ndryshimit të kufijve
Lobi i Grave të Rajonit të Evropës Juglindore (LRGEJL) dhe gratë deputete nga Kosova dhe Serbia kanë dalë me një deklaratë kundër ndryshimit të kufijve në rajon.
Kjo deklaratë është miratuar në Konferencën ndërkombëtare të mbajtur në Durrës më 15 shtator 2018, ku kryetare e LRGEJL-së është ish-ministrja e Dialogut, Edita Tahiri.
Lobi i Grave të Rajonit të Evropës Juglindore (LRGEJL) shpreh shqetësimin me zhvillimet e fundit rajonale, të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë rrezikojnë proceset e paqes dhe sigurisë jo vetëm në rajon por edhe në vetë Evropën, raporton “Epoka e re”.
“Të shqetësuara me tendencat destabilizuese në rajonin e Ballkanit, të cilat nxoren ne siperfaqe idetë e rrezikshme të ndryshimit të mundshëm të kufijve, pas shumë vitesh të promovimit te një sërë vlerash të integrimit në BE të të gjitha 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në deklaratën e LRGEJL-së.
Më tej në këtë deklaratë thuhet se LRGEJL është shqetësuara edhe për mungesën e mbështetjes së BE-së, SHBA-ve për të drejtat e njeriut dhe të pakicave si një kornizë për garantimin e shoqërive dhe shteteve multietnike dhe përqëndrimin e tyre në stabilitet dhe siguri si prioritet.
Deklarata e plotë e LRGEJL-së:
• Të shqetësuara me zhvillimet e fundit rajonale, të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë rrezikojnë proceset e paqes dhe sigurisë jo vetëm në rajon por edhe në vetë Evropën.
• Të shqetësuara me tendencat destabilizuese në rajonin e Ballkanit, të cilat nxoren ne siperfaqe idetë e rrezikshme të ndryshimit të mundshëm të kufijve, pas shumë vitesh të promovimit te një sërë vlerash të integrimit në BE të të gjitha 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.
• Të shqetësuara për mungesën e mbështetjes së BE-së, SHBA-ve për të drejtat e njeriut dhe të pakicave si një kornizë për garantimin e shoqërive dhe shteteve multietnike dhe përqëndrimin e tyre në stabilitet dhe siguri si prioritet.
• Duke pasur parasysh qe integrimi evropian i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe parimet e gershetuara në procesin e demokratizimit sikurse qe jane: sundimi i ligjit, koncepti multietnik, të drejtat e njeriut, toleranca, pluralizmi dhe pajtimi, çojnë drejt anëtarësimit në BE.
• Te udhëhequra nga këto parime, LRGEJL dhe pjesëmarrëset e tjera të takimit të Durrësit morën qëndrim të fuqishem kundër ndryshimit të kufijve në rajon, sepse kjo do të çonte në jostabilitet dhe pasoja të paparashikueshme për rajonin dhe më gjerë. Ndikimi negativ i saj çon në një radikalizim më të gjerë që do të pengonte procesin e demokratizimit dhe perspektivën evropiane, për të cilën kemi investuar për më shumë se 20 vjet.
• Duke pasur parasysh se rajoni aktualisht është i ekspozuar ndaj interesave konfliktuoze
gjeostrategjike, ne konsiderojmë se përshpejtimi i integrimit në BE i vendeve te Ballkanit do të parandalonte hapjen e agjendave të tjera që do të dëmtonin proceset dhe arritjet që janënë vazhdim e sipër.
• Ne mbështesim fuqimisht vazhdimin e dialogut të Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, të ndërmjetësuar nga BE, qe çon në një marrëveshje përfundimtare në funksion të njëpaqeje dhe stabiliteti të qëndrueshëm në rajon.Ne kerkojmë fuqishem që të perfshihen gratë në procesin e dialogut në pajtim me rezolutën e 1325 të KS të OKB dhe politikat për barazi gjinore të BE-së.
Pjesëmarrëset e takimit përfshinin: Edita Tahiri, Kryesuese, LRGEJL/ Ish Ministre për Dialog, Kosovë; Gordana Sobol, Anëtare e Komitetit Drejtues të LRGEJL/ Ish-Anëtare e Parlamentit; ish-Kryetare e Komitetit për Mandate dhe Imunitet, Parlamenti i Kroacisë; Sonja Biserko, Anëtare e Komitetit Drejtues të LRGEJL, Drejtoreshë e Komitetit të Helsinkit për të Drejta Njerëzore, Serbi; Eglantina Gjermeni, Anëtare e Komitetit Drejtues të LRGEJL /Anëtare e Parlamentit, Ish Ministre e Zhvillimit Urban, Shqipëri; Irina Pockova, Anëtare e Komitetit Drejtues të LRGEJL / Anëtare e Kartës së Grave në partinë politike SDA të Sveti Nikola, Maqedoni; Memnuna Zvizdić, Anëtare e Komitetit Drejtues të LRGEJL/Drejtoreshë Ekzekutive “Žene Ženama”, Bosne dhe Herzegovinë; Anetaret e Parlamentit nga Beogradi: Gordana Čomić (DP); Nataša Mićić, LDP, Anëtare e LRGEJL Serbi; Anëtare e Parlamentit Kosovë: Xhevahire Izmaku (PDK), Mexhide Mjaku-Topalli (PDK); Hykmete Bajrami (LDK); Time Kadrijaj (AAK), Vlora Nushi, Zyrtare përgjegjëse për zyrën UN Women, Kosovë, Diana Çekaj-Berisha, Kordinatore, Arbresha Dedinja, iu drejtua te pranishmëve permës prezentimit me Skype.
LRGEJL është një organizatë rajonale unike për ndërtimin e paqes në rajon, e themeluar në vitin 2006. Misioni i saj është fuqizimi i grave në proceset e paqes dhe vendimmarrja në përpjekjet për të promovuar paqen, stabilitetin dhe integrimin evropian dhe euroatlantik të të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ajo konsideron se më shumë gra të përfaqësuara në procesin e paqes dhe proceseve politike, sjell rezultate më të mira dhe më të qëndrueshme. Anëtarët e saj janë gra të nivelit të lartë nga politika, parlamentet, qeveritë dhe shoqëria civile nga shtatë vendet anëtare Shqipëria, Bosnja Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia.
/Epoka e re/