Lobim mediatik apo Sindikatë e vërtetë e Arsimit!!
Shkruan: Arieta Mjeku-Azizi
Të nderuar, përveç thirrjes për grevë, për çrregullim të mbarëvajtjes së procesit mësimor, përveç rrëmujës që keni bërë, përveç humbjes së orëve edukative, përveç deklaratave mediatike, tash është koha të na tregoni ne opinionit publik, prindërve dhe të gjithë mësimdhënësve e nxënësve, si sindikatë që jeni çfarë keni bë për mësimdhënësit ju, a i keni ftuar ndonjëherë në ndonjë drekë feste, a u keni dhuruar për 8 mars ndonjë lule t’i motivoni sado pak, a i keni dërguar ndonjëherë në ekskurzione për relaksim nga zhurmat, cila është përkrahja juaj për mësimdhënësit, greva????
A dhuroni ndonjëherë para apo çfarëdo ndihme për shërim për mësuesit me sëmundje të rënda e të cilët një jetë të tërë ia kushtuan arsimit!?
Mësimdhënësve në pagë iu ndalet një përqindje për sindikatë, atëherë na tregoni ku shkojnë ato para, sepse sindikatat e disa ndërmarrjeve publike përkrahin punëtorët skajshmërisht dhe dihet sakt se për çfarë shfrytëzohen ato para.
Jam prind dhe për kurreshtje kërkoj nga ju se çfarë bëni ju për arsimin?
Ngritja e pagave është realizuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe nuk jeni ju ata që keni ngritë paga, sepse nuk mund të ngritni paga, sepse nuk është përgjegjësi e juaja ngritja e pagës.
Përveç lobimit mediatik, çfarë bëni ju për mësimdhënësit, me ndalesën e përqindjes nga paga e tyre?