Lobimi për viza të koncentrohet te vendet kryesore të BE-së

13 tetor 2018 | 09:18

Kryetari i Bordit Ekzekutiv të Institutit EPIK, Taulant Kryeziu, ka ftuar institucionet e Kosovës që lobimin për liberalizimin e vizave ta koncentrojnë te vendet kryesore të Bashkimit Evropian.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka deklaruar se vetëm përmes kontakteve diplomatike mund të largohet çdo skepticizëm i vendeve anëtare të BE-së për këtë proces.

Kryeziu ka shprehur optimizëm se mbledhja e Këshillit të BE-së, e cila do të mbahet më 6 dhe 7 dhjetor, do ta sjellë lajmin e shumëpritur nga qytetarët e Kosovës.

Sa i përket fushatës për liberalizmin e vizave që ka nisur këto ditë, Kryeziu ka thënë se pret që fushata të kontribuojë pozitivisht për informimin e qytetarëve për obligimet që rrjedhin pas marrjes së liberalizimit të vizave në mënyrë që të ruhet integriteti i këtij procesi.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sorëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli edhe zyrtarisht…