Loci: Po bëhemi gati për Kupë
Trajneri i skuadrës së Rahovecit, Bujar Loci, për faqen zyrtare të klubit foli për gjendjen aktuale të ekipit si dhe për ecurinë e kampionatit deri te përgatitjet për “Final 8”. Ai ka bërë me dije që se bashku me drejtuesit e klubit kanë analizuar situatën dhe është shtruar nevoja për emra të ri që duhet të vijnë në Rahovec.
“Skuadra po vazhdon ritmin e stërvitjeve në nivel të lartë, jemi ballafaquar me disa lëndime por tash jemi të kompletuar dhe po ecim tutje. Kemi disa ndeshje të vështira para vetes. Jemi në kërkim edhe të dy basketbollistëve të huaj që janë shumë të nevojshëm për ne dhe shpresojmë qe ata t’i kemi para ndeshjeve të ‘Final 8’”, ka thënë Loci.
“Ne duhet të jemi real dhe syhapur që skuadrat konkurrente kanë lëvizur dhe unë kam kërkuar nga drejtuesit e klubit që të sjellin përforcime dhe jemi në një linjë për këtë çështje. Rahoveci meriton të ec përpara veçmas tash kur po bëhet me shtëpi dhe ne punojmë që t’i sjellim rezultate këtij qyteti”, ka shtuar Loci.
Trajneri pejan ka ftuar gjithë Rahovecin që të qëndrojnë krah skuadrës në këtë periudhë të rëndësishme ndërsa sipas tij të gjithë duhet të jenë në palestrën ‘Mizair Isma’, për ta përkrahur skuadrën për ndeshjet e kupës por edhe ato të Superligës.