“Lockdown” zgjidhet fjala e vitit 2020
Lockdown (mbyllja) është shpallur fjala e vitit për 2020 nga Collins Dictionary, pas një përdorimi të shtuar që ka pasur gjithë muajve të fundit.
Sipas drejtuesve të këtij fjalori, kjo fjalë përmbledh nevojën e përbashkët të miliarda njerëzve në të gjithë botën.
Sipas kërkimeve, leksikografët regjistruan një përdorim më shumë se 250 000 të fjalës bllokim gjatë vitit 2020, nga vetëm 4 000 vitin e kaluar. Terma të tjerë të lidhur me pandeminë janë dhe “vetëizolimi” dhe “distancimi social” si dhe “koronavirusi”.
Sipas këtij fjalori, bllokimi mund të definohet si “vendosja e kufizimeve të rrepta në udhëtime, ndërveprim shoqëror dhe mundësi për të shkuar në hapësirat publike”.
Por në këtë fjalor janë renditur në kryer të listë dhe fjalë që nuk kanë të bëjnë me leksikun e virusit, por me çështje të ndryshme politike.
Pas vdekjes së George Floyd në SHBA, që shkaktoi një valë protestash shkurtesa “BLM” Black Lives Matter, u bë një hit dhe ky grup fjalësh ka gjetur një rritje të përdorimit deri në 581% të përdorimit.
Po ashtu dhe “Megxit”, që është shkurtimi i largimit të Dukeshës Megane Markle nga familja mbretërore ka pasur një përdorim të shtuar gjatë vitit 2020. Ndërkohë në këtë fjalor bëjnë pjesë dhe përdoruesit e Tik-Tok, të cilët njihen si “TikToker”./tvklan.al/