Logoja e Qeverisë “Ne i dalim Zot Kosovës”, Çitaku: Zot Kosovës i ka dalë UÇK’ja
11 shkurt 2024
| 23:57
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj logos qeveritare për 16 vjetorin e pavarësisë së Kosovës që shënohet më 17 shkurt.
“Kosovë ne të dalim Zot”, është logo zyrtare.
Por Çitaku ka publikuar një fotografi të luftës së UÇK-së, duke thënë se atëherë ka qenë koha “për t’i dalë zot Kosovës”.
“Këta, me shumë luftëtar e luftëtare që u shkuan mbas, i dolën zot Kosovës. Ne të tjerët, falë luftës dhe sakrificës së tyre, e qeverisim Kosovën. Herë mirë, e herë jo. Ama zot Kosovës, kur ka qenë koha, i ka dalë UÇK”, ka thënë ajo.