Logoja për 10-vjetorin e Pavarësisë, e kopjuar?

05 janar 2018 | 15:59

Kosova më 17 shkurt të këtij viti feston 10-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, ndërsa ditë më parë është lansuar edhe logoja zyrtare për këtë përvjetor.

Përzgjedhja e kësaj logoje është bërë nga Këshilli organizativ që është nën patronatin e presidentit të vendit, Hashim Thaçit.

Rreth simbolikës së kësaj logoje është spekuluar shumë. Dikujt i dukej si diell, të tjerëve si shqiponjë apo krahë të ndarë shqiponje, shpinë për shpinë, sikur simbolikë e dy shteteve që ia ruajnë shpinën njëri-tjetrit etj, ndërsa disa të tjerëve nuk i dukej fare që kishte ndonjë simbolikë të rrugëtimit që na solli deri te ky jubile.

E siç duket dy ideatorët e kësaj logoje Arbër Racaj dhe Egzon Cakaj, duket se nuk e kanë pasur të vështirën të bëjnë hartimin e saj, pasi që po del të jetë e kopjuar nga një agjension turistik në Gjermani.

“Schauinsland reisen” është emri i agjensionit i cili ka të njëjtën logo, e që nga dy ideatorët Racaj e Cakaj është prezantuar si logo zyrtare për 10-vjetorin e shtetit të Kosovës.

Lidhur me këtë, Adil Behramaj nga Këshilli organizativ, ka thënë për “Telegrafin” se ngjashmëritë e pjesshme besojnë se janë rastësore dhe nuk kanë asnjë lidhje të qëllimshme me atë logo apo edhe me logo të tjera.

 

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10156324934957223&set=p.10156324934957223&type=3

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, u takua të premten me…