Logopedi Blend Sahiti u doli në ndihmë 1 500 familjeve vetëm gjatë muajve të karantinës

21 qershor 2020 | 15:48

Nuk ka kaluar shumë kohë prej kur Suelës nga Mitrovica i ishte djegur shtëpia, e ajo kishte humbur gjithçka që kishte.

Këtë gjë e kishte përjetuar shumë rëndë familja e saj, por më së shumti e kishte prekur të voglën e kësaj familje.

E në momentin më të mirë, për këtë familje ishte paraqitur Blend Sahiti, i cili ia rregulloi asaj dhomën, e madje i kishte blerë edhe një kompjuter, që do t’i ndihmonte asaj për të kryer detyrat shkollore e për të pasur një fëmijëri të lumtur.

Ky rast është vetëm një nga 1 500 familjet, të cilat janë ndihmuar nga logopedi dhe humanisti, Blend Sahiti, i cili për asnjë moment të vetëm nuk ndaloi së ofruar ndihmë për ata që kanë më së shumti nevojë jo vetëm në aspektin profesional, por edhe njerëzor.

Ai është një nga të rinjtë që e shfrytëzoi çdo ditë të karantinës në shërbim të mijëra familjeve brenda e jashtë Kosovës, në ditët kur më së shumti nevojë për ndihmë të çfarëdo lloji.

Në intervistën e dhënë për gazetën “Scanner”, ai ka treguar burimin e inspirimit për të qenë kaq aktiv gjatë gjithë muajve të karantinës, por edhe jashtë saj, si dhe formën se si e shfrytëzon edhe profesionin që ka për t’u përmbushur njëkohësisht edhe shpirtërisht.

Intervistën e plotë mund ta lexoni në këtë link:  https://gazetascanner.com/blend-sahiti-lopgopedi-qe-u-doli-ne-ndihme-1500-familjeve-nevojtare-vetem-gjate-muajve-te-karantines/?fbclid=IwAR03QRl6pItSiVqPXXucGGYiaYGw1ykR6lm4LDvsGZ3g-TtCz9aZHmqKL8s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Që nga viti 2002 Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), në…