Logu i Bjeshkëve, një nga festat më të bukura të Malësisë së Madhe (foto)
13 gusht 2023
| 22:10
Të dielën në amfiteatrin natyror në Qafën e Predelecit, u organizua Logu i Bjeshkëve, një nga festat më të bukura të Malësisë së Madhe.
“Bashkë me natyrën e mrekullueshme të Bjeshkëve të Kelmendit vizitorët shijuan vallet e shtojzavalleve të Malësisë së Madhe të stolisura me xhubletën e hijshme, si dhe këngët me lahutë e çifteli”, ka shkruar në “Facebook” kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Ai ka theksuar se me kalendarin turistik në aplikacionin #TEA që prin udhëtimet tuaja nëpër të gjitha destinacionet turistike do të përjetoni festat më të bukura shqiptare.