Loja e Kurtit për arkivin s’është e rastësishme, dihen deklaratat e tij për UÇK-në

19 shtator 2021 | 09:32

Marrëveshja në mes të palës së Kosovës dhe asaj të Serbisë në dialog për hapjen e dëshmive të arkivuara me qëllim të zbardhjes së fatit të personave të zhdukur ka ngjallur reagime të shumta në Kosovë.

Përfaqësues të familjeve të dëshmoreve, ish-luftëtarë, deputetë e njerëz që kanë arkivuar dëshmi të krimeve të luftës, kanë qëndrime të ndryshme për sa i takon hapjes së arkivave të UÇK-së.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, tha për dokumentarin “Expose”, se Kurti dhe Bislimi kanë pranuar lojën e Serbisë për arkivat inekzistente të UÇK-së.

“Është absurditet kjo mënyrë e qasjes së qeverisë Kurti, por edhe vetë Besnik Bislimit në Bruksel. Kurti dhe Bislimi kanë pranuar lojën e Serbisë për arkivat inekzistente të UÇK-së, sepse nuk ka një arkiv të posaçme përveç raportimeve në media, por para se të kërkohen këto nga ne duhet të japë detaje Serbia për vendndodhjen e të gjithë atyre që i ka vrarë dhe zhdukur pas vrasjes”, ka thënë Haxhiu.

Ai ka bërë me dije se Serbia ka bërë përpjekje të vazhdueshme për ta barazuar viktimën me kriminelin. “Është një përpjekje e vazhdueshme e Serbisë që të barazojë viktimën me kriminelin dhe këtu viktima dihet që është populli shqiptar dhe kriminelet janë policia dhe ushtria serbe që kanë bërë masakra këtu. Unë befasohem se si Albin Kurti e pranon një lojë të tillë. Unë mendoj se këtë e bën qëllimisht dhe kur të krahasohen deklarimet e tij të mëhershme kundër UÇK-së, del që një lojë e tillë nuk është e rastësishme” tha Haxhiu. /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhiroja e pestë në BKT Superligën e Kosovës vazhdon sot…