Loja e Vjosës me Donikën
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar për zgjedhjet e brendshme që mbajti dje Lista ‘Guxo’.
Ajo përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se kjo është lojë e Vjosa Osmanit me Donika Gërvallën.
“Loja e Vjosës me Donikën. Lista GUXO mbajti ‘zgjedhjet’ e brendshme, nëse ky proces mund të quhet ‘zgjedhje’. Dhe në fund nga këto ‘zgjedhje’ na doli një rezultat sa qesharak po aq edhe domethënës për themeluesen e ‘GUXO’. Donika Gervalla dhe Faton Peci morën numër të barabartë votash. Ata që e njohin mirë Vjosa Osmanin dhe viktimizimet e saj ndër vite e dinë shumë mirë se ajo nuk do t’ia lejojë kurrë Donikës të bëhet faktor konkurrues brenda grupit të tyre. Njëjtë po e minojnë edhe si ministre Vjosa bashkë me Prindonin”, ka shkruar deputetja Musliu.
Ajo ka shtuar se: “Nëse Donika nuk e ka të qartë faktin që Vjosa nuk duron gra konkurrente në politikë atëherë kjo Donikë, biografia e së cilës nuk është gjë tjetër veçse një apel në emër të Jusuf Gërvallës, për interesa personale po bëhet vegël e Vjosës në kauzat e saj antikombëtare dhe kundër avancimit të grave”, ka shkruar Musliu.