Loja me koalicionet/ Qarqet që humbet PS nëse opozita del e bashkuar

20 qershor 2020 | 13:28

Të shumtë janë ata që kanë ngritur dyshimin nëse loja që po bën opozita parlamentare dhe lista Murrizi duke kërkuar një garim pa koalicione në zgjedhjet e ardhshme, është shërbimi më i mirë që mund ti bëhet Edi Ramës. Përtej fjalëve dhe thashethemeve Lapsi.al ka bërë një llogari të thjeshtë lidhyr me deputetët që do të humbiste Rilindja nëse opozita e sotme dilte në zgjedhje e bashkuar. Për këtë kemi marrë për bazë rezultatet reale të vitit 2017 (ku falë gafës që bëri Basha në marrëveshjen me Ramën u garua pa koalicione) por duke i korigjuar sikur partitë që sot janë në opozitë të kishin garuar të bashkuara.

Në këtë mënyrë edhe pa vargun e skandaleve të mandatit të dytë që filloi me përgjimet e Saimir Tahirit, vazhdoi me ato të BILD-it, me shtimin e 15 kushteve për negociatat me BE, skandalin e Unazës së re, rënien ekonomike rritjen e borxhit dhe koncesionet skandaloze për oligarkët, pra edhe pa gjitha këto pika të errrëta Edi Rama do kishte humbur në disa qarqe. PS do të kishte humbur një deputet të sigurtë në Durrës, në Fier, në Korçë dhe në Tiranë. Por ajo do të vinte në diskutim nga një deputet edhe në Elbasan apo Dibër.

Pra, me këtë llogari, Rama nuk do të kish qenë shumicë i vetëm që në 2017 e jo më tani që imazhi i tij është telendisur keq.

Qarqet ku PS do humbte me siguri një deputet:

Durrësi
Me kontributin e fortë të Vangjush Dakos që doli në përgjime për blerje votash me Avdylajt, PS arriti të marrë 73 mijë vota që i mundësuan 8 mandate nga 14 gjithsej. Ndërsa partitë që gjenden sot në opozitë prej faktit që nuk ishin në koalicion morrën vetëm 6 mandate me 71 mijë vota. Rreth 6 mijë vota plus të LSI dhe PDIU shkuan dëm. Nëse do kishin qenë në koalicion rezultati i Durrësit do të kish qenë 7 me 7.

Fieri
Qarku i Fierit si hambari tradicional i PS i siguroi asaj një fitore të thellë 10 me 6. Por në këtë qark PDIU që garoi e vetme mori 6348 vota të cilat i shkuan dëm. Një koalicioni opozitar i duheshin jo më shumë se rreth 4 mijë vota për të prodhuar mandatin e pestë, që do i zbriste një mandat PS-së duke e çuar rezultatin final në 9-7.

Korça
Aktualisht PS është partia e parë në këtë qark me 6 deputetë. Por nëse do kishin qenë bashkë partitë e koalicionit të sotëm opozitar, kanë së toku afro 2 mijë vota më shumë. Pra të bashkuara ato do ta kishin përmbysur rezultatin në 5 me 6 në dëm të PS.

Tirana
Për shkak se u garua pa koalicione PS e fitoi kryeqytetin 18 me 16. Ajo mori 201 mijë vota ndërsa opozita rreth katër mijë më pak. Por nëse PDIU që mori 12 434 vota nuk arriti të nxirrte deputet do të kishte qenë në koalicion, rezultati mund të shkonte barazim 17 me 17.

Qarqet ku PS mund të humbte një deputet:

Elbasani
Në Elbasan PS është 13 mijë vota mbrapa një koalicioni të mundshëm opozitar, por ajo arriti të ketë 7 deputetë po aq sa të gjitha partitë e tjera sëbashku. Normalisht me një logjikë matematike rilindja do e humbiste një vend në parlament në këtë situatë. Por këtu ka një kleçkë. Se shumë nga votat që sot i faturohen PDIU janë vota personale të Aqif Rakipit që tashmë e ka humbur mandatin prej ligjit të dekriminalizimit dhe zor se atom und ti bashkëngjiten automatikisht një koalicioni opozitar për ta përmbysur rezultatin në 6 me 8.

Dibra
Po njësoj me Elbasanin interpretohet edhe Dibra. Një koalicion i bashkuar opozitar do e nxirrte rezultatin 3 me 3, por është e vështirë që votat e PDIU, si vota çame të mara nga Ymer dhe Reme Lala të llogariten për opozitën./Lapsi.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këtë të martë, më 23 qershor, Ylfete Fanaj do të…