Loja me zjarr e Serbisë
Shkruan: Sali Bislimi
Edhe pse Serbia është përgjegjëse e mbi 500.000 viktimave në luftërat e viteve të ’90-ta, ajo akoma ledhatohet nga disa vende evropiane për të vazhduar me valsin histerik të saj.
Duhet të gjithë ta kuptojnë se sot shqiptarët nuk janë ata që ishin të robëruar kur fati tyre ishte në duar të huaja. Sot jemi ndryshe, dhe çdo lojë me zjarr që provokon shqiptarët rrezikohet të digjet i tërë Ballkani.
Gabimet e së kaluarës uroj që mos të përsëriten, por rreziku është i madh, sepse Serbia asnjëherë nuk është dënuar për krimet që ka bërë në të kaluarën, dhe kjo e inspiron që lufta është një e drejt e saj mbi të cilat ushqehen fantazmat e Serbisë së madhe.
Serbia bashkë me Turqinë investon në tokat shqiptare që të prodhon myslimanë artificialë për t’i nënshtruar më lehtë dhe për të ngadalësuar integrimin në familjen e madhe evropiane, por besoj që edhe ky projekt do të dështon, sepse nuk mund të bëhet modifikimi sepse ky popull njeh zotin dhe Kastriotin si shpëtimtar të tij.
Ata që deshën të na zhdukin nga faqja e dheut emrat nuk iu harrojmë.
Sot edhe një terrorist serb u lirua nga paraburgimi nga një gjykatë e Kosovës. Kjo është shqetësuese sepse jep për të kuptuar se serbët janë të paprekshëm.
Nga sot kryeministri i Kosovës dhe gjyqësia humb kredibilitetin për të udhëhequr një Kosovë demokratike të lirë, ku sundimi i ligjit dhe integrimi janë objektivat e saj.
Gjendja e brishtë në vend duhet të alarmon Bashkimin Evropian që Kosovën ta futë në gjirin e saj me procese të shpejtuara, inkuadrimi i vendit tonë në NATO dhe BE është e vetmja mundësi që mos të na ndodhë një Ukrainë e re!
Evropë nëse je e civilizuar atëherë mbroj vlerat e paqes dhe lirisë.
Nuk duam të bëhem përsëri refugjat në tokën time dhe në kontinentin tonë për të cilin historikisht sakrifikuam shumë.
Do t’ju zgjasim dorën edhe pse na keni neglizhuar shumë!
(Autori është ‘Ambasador i Paqes’ dhe drejtor i OJQ ‘Zëri Perëndimor i Kosovës’)