Lojërat Olimpike, Në prag të LO Parisi 2024, Franca refuzon vizat e 10 gazetarëve rusë dhe bjellorusë
Kanë mbetur edhe katër ditë drejt fillimit të Lojërave Olimpike, të cilat do të mbahen në Paris të Francës.
E në prag të këtij evenimenti, shteti i Francës ua ka refuzuar vizat rreth 100 gazetarëve, terapistëve dhe punonjësve teknikë, për shkak të shqetësimeve për spiunim.
Lajmin e bëri të ditur ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, për gazetën “Le Journal du Dimanche”. Të refuzuarit për këtë arsye përfshijnë shtetas rusë dhe bjellorusë, tha ai.
Darmanin tha se Franca është gjithashtu e shqetësuar për sulmet kibernetike gjatë lojërave.
Ndryshe, ekipet ruse dhe bjelloruse janë ndaluar të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Verore, si ndëshkim për pushtimin rus të Ukrainës, të cilin Bjellorusia e ka mbështetur.
Lojërat Olimpike, të cilat tërheqin qindra mijëra vizitorë të huaj, do të zhvillohen nga 26 korriku deri më 11 gusht.