Lojërat Olimpike ‘Pekin 2022’: Jam i lumtur që hyra sërish në top 30
13 shkurt 2022
| 11:32
Albin Tahiri ka përfunduar i 30-i në garën e sllallomit të madh në Lojërat Olimpike “Pekin 2022”.
“Jam i lumtur që hyra sërish në top 30, sidomos pasi u lëshova i 73-ti në një shteg tejet të vështirë”, ka deklaruar Albin Tahiri, pas garës në sllallom të madh.
Tahiri të dielën pas dy raundeve përfundoi me kohë 2:29.85 minuta. Ai ishte 20.50 sekonda prapa fituesit, zviceranit Marco Odermatt.
Slloveni Zan Kranjec fitoi të argjendtën ndërsa francezi Mathieu Faivre të bronztën.