Lojërat Pan Amerikane, jepen medalje të tjera

06 gusht 2019 | 12:08

Janë dhënë medalje të tjera në Lojërat Pan Amerikane që po zhvillohen në Lima të Perusë. Në hedhjen në trampolinë në gjimnastikë për meshkuj dhe femra triumfuan gjimnastët kanadezë.

Kështu  për meshkuj medaljen e artë e fitoi Jeremy Chartier që la në vendin e dytë dhe të tretë amerikanët Jeffrey Gluckstein dhe Ruben Padilla. Ndërsa për femra, medaljen e artë për Kanadanë e fitoi Samantha Smith që la pas amerikanen Nicole Ahsinger dhe meksikanen Dafne Loza Navarro.

Medalje u dhanë edhe në gjimnastikën ritmike. Në garën individuale të ushtrimeve me fjongo medaljen e artë e fitoi gjimnastja amerikane Evita Griskenas. Medaljen  e argjendtë e fitoi braziliania Barbara Domingos, ndërsa medalja e bronztë i shkoi meksikanes Karla Diaz. Në garën ekipore të ushtrimeve me rrathë e shkopinj, medalja e artë i shkoi skuadrës së Brazilit duke lënë në vendin e dytë Meksikën që fitoi medaljen e argjendtë, ndërsa në vendin e tretë me medaljen e bronztë u rendit skuadra e Kubës, raporton “topchannel”.

Ndërkaq, tabela e medaljeve e Lojërave Pan amerikane kryesohet nga SHBA me 57 medalje të arta, 46 të argjendta dhe 39 të bronzta, në vendin e dytë është ngjitur Kanadaja, ndërsa në të tretin është Brazili, Meksika ka zbritur në vendin e katërt.

 

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shteti i Izraelit ka  zbuluar planet për prodhimin e mjetit…