Lojtarët duan largimin e CR7, drejtuesit e klubit refuzojnë ta shesin

10 gusht 2022 | 13:12

Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë problemi kryesor i Manchester United. Përveç humbjes në ndeshjen e parë të Premier Ligës, ekipi i drejtuar nga Erik Ten Hag ka dhe një çështje për ta zgjidhur, që mbetur pezull e që prej muajsh po shqetëson ambientin e “Djajve të Kuq”.

Konflikti mes portugezit dhe klubit ka çuar në acarimin e një pjesë të madhe të ekipit, pasi lojtarët janë të vetëdijshëm që ky është një nga problemet kryesore që I duhet dhënë sa më shpejt zgjidhje. Shumica e lojtarëve të Manchester United kërkojnë që Ronaldo të largohet për t’i dhënë fund një herë e përgjithmonë situatës më të nxehtë të merkatos verore.

37-vjeçari dëshiron të largohet nga “Old Trafford” vetëm 12 muaj pas kthimit të tij, por klubi po refuzon ta shesë. Lojtari këmbëngul se kishte një marrëveshje që, nëse Unitedi nuk do të arrinte të kualifikohej në Ligën e Kampionëve, do të lejohej të largohej. Gjithsesi pronarët amerikanë të “Djajve të Kuq” këmbëngulin në qëndrimin e portugezit në “Old Trafford”, duke mos i hapur rrugë në merkato.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk ka kaluar më pak se një muaj që kur…