“Lojtari 001” në serialin Squid Game probleme me drejtësinë, zbuloni akuzën e rëndë
Aktori i famshëm, Yeong-su, i cili luajti në serialin e njohur të Netflix ‘Squid Game’ dhe fitoi çmimin Golden Globe, po përballet me akuza për sulm seksual.
Mediat e huaja shkruajnë se ndaj aktorit japonez u ngrit akuza për sulm seksual të ndodhur në vitin 2017, ku sipas prokurorisë së qarkut Suwon në Seongnam, preku në mënyrë të papërshtatshme dhe provokuese trupin e një gruaje kundër vullnetit të saj.
Viktima e raportoi incidentin në polici dhjetorin e kaluar dhe çështja u mbyll në prill pa akuza të mëtejshme kundër Yeong-su, sipas agjencisë së lajmeve Yonhap.
Një vit më vonë, zyra e prokurorit në Suwon rihapi çështjen dhe hetoi pretendimet e gruas, të cilat aktori 78-vjeçar i mohon kategorikisht.
Sipas mediave të huaja, Yeong-su i kishte kërkuar falje gruas vitin e kaluar, ndërsa ka theksuar se “kjo nuk do të thotë që unë po i pranoj akuzat”.
Në një intervistë që dha në shtator të vitit 2021 në një transmetim në Korenë e Jugut, Yeong-su deklaroi se që kur filloi transmetimi i serialit, jeta e tij ka ndryshuar tërësisht.