Lojtari e nxjerr organin gjenital midis fushës për ta irrituar dhe për ta hutuar kundërshtarin!
Pjesa më e madhe e lojtarëve e mbrojnë pjesën më të vlefshme të tyre kur janë pjesë e “murit të gjallë” para një gjuajtjeje të lirë.
Por, një futbollist ka preferuar ta bëjë ekzaktësisht të kundërtën.
Geisson Perea, në udhëtimin e Independiente Santa Fe kundër Juguares de Cordoba në Kolumbi e ka bërë një veprim të habitshëm, i cili i la të gjithë të befasuar.
Derisa Perea ishte pjesë e “murit të gjallë”, i lindi një ide mjaft e guximshme.
Për ta irrituar dhe hutuar kundërshtarin, mbrojtësi i hoqi shorcet dhe ia tregoi organin gjenital gjuajtësit të goditjes së lirë.
Kamera e kapi pikërisht këtë moment, të cilin e panë shumë familje të vendit jug-amerikan.
Lojtari ishte me fat pasi gjyqtari me gjasë nuk e ka parë veprimin e Geisson, i cili shpëtoi pa u ndëshkuar për këtë gjest josportiv, shkruan “Express”.
Për fatin e keq të Pereas, tentimi mjaft special i tij nuk pati shumë efekt pasi Santa Fe e fituan lojën me rezultat 2:1 falë një goli të shënuar në minutat shtesë.