Lojtari i Arsenalit rezulton pozitiv me Covid-19

18 nëntor 2020 | 14:13

Mbrojtësi i Arsenalit, Sead Kolasinaq është bërë lojtari më i fundit i Gunners që rezulton pozitiv për koronavirus.

27-vjeçari doli pozitiv për Covid-19 të mërkurën në mëngjes dhe tani do të humbasë ndeshjen e Ligës së Kombeve të Bosnjës kundër Italisë.

Kolasinaq luajti 90 minuta të plota ndërsa vendi i tij pësoi humbje 3-1 ndaj Holandës të dielën. Arsenali tashmë është pa Mohamed Elneny për udhëtimin e së dielës në Leeds pasi egjiptiani rezultoi pozitiv pasi shoku i ekipit ndërkombëtar Mo Salah gjithashtu u infektua.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria e Dhomave të Specializuar ka njoftuar se do t’i…