Lojtari i Atalantës kapet duke e kënduar himnin e Juventusit (Video)

17 dhjetor 2020 | 13:28

Te Atalanta, Papu Gomez vijon të mbetet një çështje. Pak para fillimit të ndeshjes kundër Juventus në stadium, që më pas përfundoi në barazim 1-1, Papu ka kënduar himnin bardhezi, ndërsa ishte akomoduar i buzëqeshur në bankinë.

Skenë që nuk i ka shpëtuar telekamerave e që në rrjetet sociale ka shpërthyer polemika e tërbim.

Nga njëra anë tifozët zikaltër kanë shprehur indinjatën e tyre për gjestin e argjentinasit, ndërkohë që në krahun tjetër drejtuesit e Juventusit nuk kanë lënë përshtypjen se janë të interesuar për argjentinasin në merkato.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Konferenca e ardhshme statusore për çështjen e Hashim Thaçit dhe…