Lojtari i Atleticos rezulton pozitiv me koronavirus

08 maj 2020 | 22:04

Mbrojtësi brazilian Renan Lodi është testuar pozitiv për koronavirus, është bërë e ditur të premten pasdite.

Lodi luan për gjigantin spanjoll, Atletico Madrid, ndërsa është testuar të mërkurën kur janë testuar të gjithë lojtarët e skuadrës. Skuadrat spanjolle këtë javë kanë testuar lojtarët dhe pjesëtarët e stafit për koronavirus, në tentim për të vazhduar kampionatin.

Barcelona të premten ka rifilluar stërvitjet, ndërsa Atletico Madridi e ka planifikuar rifillimin të shtunën. Renan Lodi, sipas raportimeve, ka simptoma të lehta për Covid – 19, ndërsa gjendja e tij shëndetësore është e mirë. Klubi nuk ka lëshuar ndonjë komunikatë.

22-vjeçari është në izolim në shtëpi, ndërsa gjendjen e tij po e monitorojnë mjekët e klubit. Ai do t’i nënshtrohet një testimi tjetër pasi të përfundojë periudhën e izolimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka deklaruar se…