Lojtari i Brightonit rezulton pozitiv me Covid-19

10 maj 2020 | 14:06

Lojtari i tretë i klubit të Premier Leagues, Brighton & Hove Albion është tesutuar pozitiv me koronavirus, ka njoftuar shefi-ekzekutiv i klubit Paul Barber.

Dy lojtarët të Brightonit ishin infektuar me koronavirus në mars dhe prill, ndërsa rasti i fundit ka vënë në dyshime planet për rifillimin e stinorit në Premier League që është pezulluar shkaku i pandemisë.

Klubet do të takohen të hënën për të diskutuar mëtutje për “Projektin e Rifillimit”, me synime për t’iu kthyer ndeshjeve në qershor, nëse qeveria jep dritën e gjelbër për këtë. Kanë mbetur edhe 92 ndeshje për t’u luajtur në total këtë stinor në Premier League dhe ndeshjet është paraparë të luhen pa shikues në terrene neutrale.

“Është shqetësim. Për fat të keq, dje kemi pasur edhe lojtarin e tretë që ka dal pozitiv me koronavirus”, ka thënë Barber për “Sky Sports”. “Pra, përkundër gjitha masave që kemi marrë në javët e kaluara, ku lojtarët nuk janë përfshirë fare në stërvitje në grup, ne kemi një lojtar tjetër që ka testuar pozitiv me virusin”.

Po ashtu të dielën është njoftuar se tre lojtarë të Real Betisit janë testuar pozitiv me COVID-19, duke vënë në dyshim rifillimin e La Ligas. Në testimet gjatë javës kanë dal pozitiv edhe mbrojtësi i Atletico Madridit, Renan Lodi, portieri i Athletic Bilbaos, Alex Remiro dhe lojtari i Granadas, Yangel Herrera.

Ndërkohë edhe klubi i elitës portugeze Vitoria Guimares, ka njoftuar për tri raste pozitive me koronavirus.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja Zanfina Ismaili sot feston ditëlindjen. Në këtë datë të…