Lojtari i Herthas rezulton i infektuar me koronavirus

17 mars 2020 | 12:20

Një lojtari i klubit të Bundesligës gjermane në futboll Hertha BSC ka rezultuar i infektuar me koronavirus të martën. Lajmi është bërë i ditur nga klubi gjerman.

Klubi ka njoftuar se lojtarët, trajnerët dhe stafi do të izolohen për 14 ditë. Hertha kishte planifikuar t’i kthehej stërvitjeve të martën, por pas infektimit të lojtarit duhet izoluar.

“Lojtari është ankuar për simptomat e zakonshme dhe ne menjëherë e kemi izoluar nga grupi. Testi ka rezultuar pozitiv me virusin. Gjithë lojtarët e skuadrës duhet të qëndrojnë në shtëpi për dy javët e ardhshme. Tash do të monitorojmë situatën nëse ka raste tjera”, ka thënë mjeku i skuadrës Uli Schleicher.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktori amerikan Tom Hanks dhe gruaja e tij Rita Wilson…