Lojtari i Monaco-s harron numrin e tij dhe del nga fusha pa ia kërkuar trajneri (Video)
09 dhjetor 2019
| 16:12
Tiemoue Bakayoko shkaktoi të qeshura gjatë fitores 3-0 të skuadrës ku luan, Monaco, ndaj Amiens.
Ish-mesfushori i Milanit harroi numrin e tij te ekipi francez. Bakayoko ka mbajtur te Chelsea dhe Milan numrin 14, por te Monaco atë numër e kishte Keita Balde dhe në këtë mënyrë mesfushori mori numrin 6.
Kjo gjë si duket i kishte dalë nga mendja dhe sapo pa në tabelën elektronike të zëvendësimeve numrin 14, nisi të përshëndetej me tifozët dhe të dilte nga fusha.
Kur ia vunë në dukje gabimin, Bakayoko u kthye dhe nisi të qeshte. Të njëjtën gjë bëri edhe trajneri i tij, Jardim, i cili me siguri po qeshte pasi skuadra që drejton po fitonte 3-0.