Lojtari i ndeshjes, Hummels: Duam të shkojmë në finale

02 maj 2024 | 14:58

Mats Hummels u vlerësua si lojtari më i mirë i ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të Borussia Dortmund ndaj Paris Saint-Germain, e cila u mbyll me fitoren 1-0 të gjermanëve.

Duke folur për mediat pas kësaj fitoreje mbrojtësi i “verdhezinjve” deklaroi se ishte ndeshje shumë intensive, ndërsa shtoi se ekipi i tyre dha më shumë se 100%.

“Lojë shumë intensive, ishte shumë argëtuese që luajtëm në stadiumin tonë, me tifozët tanë, ne dhamë gjithçka, më shumë se 100%, duke luajtur kompakt. Nuk ishim perfekt kështu që duhet të përmirësohemi në fazën e posedimit të topit, në përgjithësi jemi të kënaqur. Në Paris nuk do të jetë aq e lehtë, tani duam të shkojmë në finale, duke luajtur një lojë të shkëlqyer në ‘Parc des Princes’”, u shpreh Hummels.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e përsëriti të enjten se…