Lojtari i Nice kërkon të vetëvritet duke u hedhur nga ura

29 shtator 2023 | 14:04

Bota e futbollit francez është në tronditje për momentin për shkak të asaj që po ndodh në urën Magnan, në A8, pranë Nicës. Sipas informacioneve të mediave transalpine, një burrë kërcënon se do të vetëvritet duke u hedhur poshtë.

Mësohet se bëhet fjalë për një lojtar të Nice që ndaloi në korsinë e urgjencës së autostradës, me qëllimin për të hedhur nga lartësia.  Klubi francez tani ka dërguar psikologun e tij për të negociuar. Një situatë dramatike në këto orë ankthi për lojtarin, familjen e tij dhe klubin.

Sipas informacioneve të para të raportuara nga “BeFootball”, ai që kërcënon të flijohet është Alexis Beka Beka, mesfushori 22-vjeçar i Nice, i blerë në gusht 2022 nga Lokomotiv Moska.

Për momentin nuk dihen shkaqet që po e çojnë drejt këtij hapi ekstrem. Për momentin, duke pasur parasysh situatën aktuale në zhvillim, Nice sapo ka anuluar të gjitha konferencat për shtyp të planifikuara për këtë të premte.

 

Image

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bëri thirrje për tërheqjen e…