Lojtari i Rumanisë: Shpresojmë te një rezultat pozitiv ndaj Kosovës

12 nëntor 2024 | 13:00

Rumania do të përballet me Kosovën në Ligën e Kombeve. Lojtari i rumunëve, Razvan Marin, në një intervistë të dhënë tha se pret që në këtë takim të mos ketë probleme, si në rastet e kaluara, ku nuk munguan incidente me flamuj provokues.

“Të premten me Kosovën shpresojmë të jenë 50 mijë tifozë. Na vjen mirë që janë me ne, shpresoj t’i kënaqim me një rezultat pozitiv në fund, shpresoj të mos ketë probleme dhe të luajmë në fushë. Tashmë janë ndarë mesazhe të caktuara që të jemi të qetë dhe të mos ketë probleme. Me siguri që edhe tifozët tanë do të fishkëllejnë himnin e tyre, ne ende shpresojmë që nuk do ta bëjnë, por do të shohim”, ka thënë Marin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjyqtarët kosovarë gjithnjë e më shumë po janë prezentë në…