Lojtari i vitit 2024, Gjimshiti: Ky vlerësim më jep shtysë shtesë dhe motivim

29 janar 2025 | 15:05

Kapiteni i Kombëtares kuqezi dhe klubit të Atalantës, Berat Gjimshiti u zgjodh lojtari shqiptar më i mirë i vitit 2024. Një çmim i akorduar nga Federata Shqiptare e Futbollit në ceremoninë e magjishme të “Topi i Artë 2024”. Mbrojtësi u shfaq i lumtur me këtë vlerësim, pasi çmimi u mor nga nëna e tij.

“Jam shumë krenar, shumë i lumtur me këtë çmim. Ky vlerësim sigurisht që më jep një shtysë shtesë dhe motivim për Atalantën, por edhe për ekipin kombëtar. Falënderoj të gjithë stafin dhe lojtarët e skuadrës shqiptare. Nëna ime ishte shumë e kënaqur, por edhe pak nervoze. Nuk dinte se çfarë të thoshte, por i thashë që të qëndrojë e qetë dhe të veproj sikur po flet me mua. Asgjë të veçantë dhe ajo e bëri shumë mirë”, u shpreh Gjimshiti.

Përzgjedhja e tij si “Lojtari i Vitit i Kombëtares” u bë nga votat e lojtarëve të Kombëtares. Gjimshiti, që aktivizohet me Atalantën në Serie A dhe mban shiritin e kapitenit te Kombëtarja shqiptare, ka pasur një vit të jashtëzakonshëm. Ai udhëhoqi Atalantën drejt triumfit historik në UEFA Europa League dhe ishte një lojtar kyç në përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Albin Kurti Gjykata Penale në Bruksel ua ka konfirmuar…