Lojtari me prejardhje shqiptare nënshkruan kontratë profesionale me Bayernin
20 dhjetor 2022
| 14:59
17-vjeçari Arijon Ibrahimoviq ka nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale me Bayern Munchen.
Lajmi është bërë i ditur nga prestigjiozja gjermane, BILD. Lojtari tani do të bëhet anëtar i ekipit të parë të Bayernit dhe do të stërvitet nën drejtimin e Julian Nagelsmann. Siç dihet, Artijoni ka prejardhje shqiptare, por që luan për grupmoshat e Gjermanisë.