Lojtari ndërron jetë brenda fushës së lojës

09 mars 2020 | 17:28

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në Nigeri, në ndeshjen mes Nasaraua Junajtid dhe Kacina Junajtid.

Lojtari i Nasaraua, Chieme Martins, pas një përplasje në fushë me kundërshtarin e tij, ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, teksa futbollisti në fjalë është transportuar menjëherë në spital, por kur mbërriti aty kishte ndërruar jetë.ESmtSURXQAIbAre

Mbi rrethanat e kësaj ngjarje ka versione të ndryshme, teksa dëshmitarët thonë se Martins u rrëzua dhe ndërroi jetë pas një përplasje me kundërshtarin, ndërsa presidenti i Kacina thotë të kundërtën: “Nuk kishte asnjë përplasje, Martins thjesht ra në tokë ndërkohë që ishte i vetëm”.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=2&v=38UOZmySYPo&feature=emb_logo

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka marrë…