Lokalizohet zjarri në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit
Një zjarr i madh kishte shpërthyer në orët e mbrëmjes të së hënës afër termocentralit Kosova A, por fal intervenimit të shpejt të zjarrëfiksëve tashmë është lokalizuar zjarri dhe gjendja është stabile tek Termocentrali i Kosovës A.
Kështu është bërë e ditur nga KEK-u përmes një njoftimi për medie.
“Sonte rreth ores 23:00 në një barakë të Divizioni të Prodhimit të Qymyrit (DPQ) e cila ndodhet në seperimet e TC-A-së, ka shpërthyer një zjarrë i cili falë intervenimit të shpejtë të zjarrëfikësve dhe punonjësve të DPQ-së është lokalizuar shumë shpejtë.
Vlenë të theksohet se nuk ka pasur asnjë të lënduar dhe ky zjarrë tashmë i fikur nuk ka ndikuar në operimet e KEK-ut”, thuhet në njoftimin për medie nga zyra e informimit e Korporatës Energjetike të Kosovës Sh.a/ KEK Sh.a