Lokomotiva, kampione pas 14 vjetësh
07 maj 2018
| 10:53
Lokomotiva e Moskës ka arritur të shpallet kampione në Rusi. Kjo pritje kishte zgjatur plot 14 vjet për tifozët e kësaj skuadre, pasi titulli i fundit ishte festuar në 2004-n.
Rivalët e Zenitit nuk ia kanë dalë këtë sezon edhe pse kanë shpenzuar shumë dhe kanë një trajner të superpaguar siç është Roberto Mançini, i cili, sipas gjasave, në fund të sezonit do ta marrë timonin e kombëtares së Italisë.
1 javë para fundit Lokomotiva ia ka dalë të festojë edhe matematikisht. Vendin e dytë e zuri Spartaku i Moskës, ndërkohë në vendin e 3-të është Krasnodari. Zeniti i Mançinit është “kënaqur” me vendin e pestë, që do të thotë vetëm një pjesëmarrje në Ligën e Evropës.