
Lokomotiva vendos ta blejë kartonin e Marios
07 nëntor 2019
| 16:28
Lokomotiva e Moskës ka vendosur ta blejë kartonin e Joao Marios, i cili u huazua tek ekipi i drejtuar nga Yuri Semin gjatë afatit kalimtar të verës.
Mesfushori është përshtatur plotësisht me ambientin duke bindur drejtuesit e Lokomotivës të ushtrojnë të drejtën e blerjes përfundimtare të kartonit të tij. Nga shitja e 26-vjeçarit, i cili u shpall nga tifozët dhe mediet si lojtari më i mirë i muajit tetor, zikaltrit do ta përfitojnë shumën e 18 milionë eurove, para të cilat do t’i investojnë më pas në merkato.