Lombardia gati ti kërkojë 20 miliardë euro dëmshpërblim Kinës
Rajoni i Lombardisë do t’i kërkojë 20 miliardë euro gjobë Republikës Popullore të Kinës për dëmshpërblim ndaj dëmve që pandemia Covid 19 ka shkaktuar në këtë territor.
Lajmi është bërë i ditur nga grupi parlamentarë i partisë Lidhja. “Jemi gati t’i dërgojmë ambasadorit kinez në Romë një faturë dëmi prej 20 miliardë euro”, ka deklaruar deputeti e sekretari rajonal i Partisë Lidhja Paolo Grimoldi. “të njëjtën gjë po bëjën të gjitha vendet perëndimore” shton ai.
Në SHBA vende të vecanta kanë denoncuar e kanë kërkuar dëmshpërblim Kinës për pasojat e pandemisë, po ashtu shteti amerikan i jep të drejtë cdo qytetari të bëj të njëjtën gjë ndaj Kinës. Po ashtu po ndodh dhe në Austri e në Britaninë e Madhe e vetëm në Itali ka veç heshtje”, thotë deputeti legist.
“E në mungesë të fjalës së shtetit, i takon rajoneve të japin një sinjal të fortë” shprehet seketrari i Partisë Lidhja për rajonin e Lombardisë Paolo Grimoldi.
/Ora News.tv/