Londra humbet 57 miliardë euro me Brexit pa marrëveshje
Në rast të një Brexit-i pa marrëveshje, Britanie e Madhe do të humbë 57,3 miliardë euro në vit, ose rreth 900 euro për banor, dhe BE-ja 40,4 miliardë, sipas një raporti të paraqitur sot nga një studim i institutit “Bertelsmann”.
“Brexit mund të dëmtojë seriozisht institucionet e zonës më të madhe ekonomike të botës dhe, nisur nga ky arsyetim, Brukseli dhe Londra duhet të ndërmarrin të gjithë hapat e nevojshme brenda kompetencave të tyre për arritjen e një marrëveshjeje”, ka thënë Aart de Geus, president i institutit gjerman.
Përveç Britanisë së Madhe, Gjermania (9,5 miliardë euro) dhe Franca (7,73) pritet të kompletojnë podiumin e shteteve më të prekura nga Brexit.
Asnjë shtet i BE-së nuk i shpëton ndikimit negativ as Malta (31 milionë euro) si dhe Qirpo (-42 milionë euro).
Studimi tregon gjithashtu se rajonet më afër Britanisë së Madhe do të jenë më të prekura nga Brexit, cilido qoftë skenari, për shkak të rritjes së çmimeve diçka e pritshme dhe pasojave mbi prodhimin./javnews.al/