Loni Haklaj, emër i ri në skenën muzikore (Video)

02 qershor 2020 | 12:02

Loni Haklaj me muzikë ka filluar të merret në moshën 5-vjeçare, ai është nga fshati Isniq i Komunës së Deçanit po jeton në Pejë.

Loni, është një talent i ri i cili me zërin e tij karakteristik që premton shumë në të ardhme, kurse ai ka publikuar para disa muajve këngën me titull “Sa te dua”. Kjo këngë është punuar në studion e Irkenc Hyka me tekst nga Petro Xhori.

Gjithashtu se fundmi ka publikuar edhe koverin “Morra fjalë” te riorkestruar nga Kreshnik Uka dhe Granit Shala, të kënduar nga e madhja Shkurte Fejza, kënga është pritur mirë edhe në “Youtube”.

Loni është duke punuar edhe në projektet e reja të cilat do te publikohen muajve në vazhdim, ai është i angazhuar edhe në ahengjet e ndryshme dhe më performanca live nëpër mbrëmje të ndryshme.

(V.Z / Epoka e re)

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar Republikën e Italisë̈…