Lopët e hedhura në det nga Uragani Dorian gjenden gjallë
15 nëntor 2019
| 11:01
Tri lopë të hedhura në det nga Uragani Dorian janë gjetur gjallë pasi, siç duket, kanë notuar për disa milje.
Lopët jetonin në ishullin Cedar, por u zhdukën në shtator pas uraganit të fuqishëm që përfshiu vendin. Mendoheshin se kafshët kishin ngordhur, por ato u gjetën në parkun Cape Lookout National Seashore.
Ndërkohë zyrtarët po përpiqen t’i kthejnë në shtëpi. Zyrtarët thanë se lopët mund të kenë notuar tetë kilometra.