Lopetegui: Guardiola trajneri më i miri në botë

06 shtator 2022 | 14:15

Gjithë elozhe ishte trajneri i Sevillas, Hulen Lopetegui, për mikun e tij, Pep Guardiola, (me të cilin bashkëpunoi te Barcelona në vitet 1990) përpara duelit të sotëm me kampionët e Anglisë, ndeshja e parë e Champions-it në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan”.

“Ne hyjmë në kompeticion me shpresa të mëdha. Është një turne në të cilin marrim pjesë prej tri vitesh radhazi dhe kemi treguar se e meritojmë që të jemi aty. Përballë do të kemi një kundërshtar të fortë, një prej më të mirëve në botë, dhe me Halandin ata janë më të rrezikshëm. Për mua Guardiola është trajneri më i mirë në botë. Ai është shquar në të gjitha ekipet që ka drejtuar. Është më e lehtë të drejtosh një skuadër fituese, por ne kemi treguar se jemi një skuadër e fortë, pavarësisht 1 pike në 3 javët e para. Nëse ata do të na shkulin mushkërinë dhe zemrën, ti duhet të krijosh një mushkëri dhe zemër të re dhe të vazhdosh të luftosh”, ka thënë Lopetegui.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha, ka…