
Lopetegui: Modriqi është lojtari më i mirë në botë
22 shtator 2018
| 11:45
Luka Modriq është lojtari më i mirë në botë për momentin. Këtë mendim e shpreh trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui.
“Unë nuk e përkrah shumë lojën individuale sepse e shoh futbollin si një sport kolektiv. Unë do të doja që topi i artë të fitohet nga lojtari ynë, Modriq, i cili ka bërë një vit fantastik. Ai është më i miri në botë për momentin”, ka thënë Lopetegui.