Lopezi për shtatzëninë e binjakëve: Isha e shokuar, por shumë e lumtur
Këngëtarja shumë e famshme, Jenifer Lopez, ka dhënë një intervistë shumë të veçantë. Ajo është “intervistuar” nga fëmijët e saj binjakë, Max dhe Emme.
Të dy i bënë shumë pyetje, por më interesantja ishte ajo: se si u ndje nëna e tyre kur e zbuloi se ishte shtatzënë dhe se kishte jo një, por dy foshnja.
“Kur kuptova që isha shtatzënë isha në Portugali dhe po bëja një shou të madh. Në një çast ulem ta bëj grimin dhe ndiej sikur kisha një flutur në stomak. Menjëherë më shkoi në mendje që mund të isha shtatzënë, sikur e ndjeva. Shkova te doktori dhe bëra kontrollet e nevojshme, megjithëse barku im ishte shumë i sheshtë. Doktori më bëri eko dhe më tha: ‘E shikon atë që duket si një bizele e vogël? Është fëmija yt. E shikon atë tjetrën dhe ai është fëmija yt’. Isha e shokuar, por shumë e lumtur. Po qeshja si e çmendur”, ka thënë Lopezi.