Lorde anulon koncertin në Izrael
28 dhjetor 2017
| 10:36
Këngëtarja e muzikës pop, Lorde, e ka anuluar koncertin që duhej ta mbante në Izrael në muajin qershor të vitit të ardhshëm, pas kërkesave të aktivistëve palestinezë.
Ministrja e Kulturës në Izrael, Miri Regev, i ka kërkuar yllit nga Zelanda e Re ta mendojë edhe një herë vendimin e saj. Megjithatë, Lorde në njoftimin e saj ka thënë se vendimi për anulimin e koncertit tash për tash është veprimi më i mirë që ka bërë.