LORDI ROBERTSON NË SLUPÇAN NDEROI HERONJTË DHE DËSHMORËT E UÇK-SË
Ismet Sylejmani
Në varrezat e Heronjëve dhe Dëshmorëve të UÇK-së, në Sllupçanin legjendarë, të panënshtruar e të pamposhtur, i shoqëruar nga Deputeti i Parlamentit e Kryetari i Grupit parlamentar të BDI-së e ish-ministri i Arsimit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, personaliteti i shquar Arbër Ademi dhe të tjerë përfaqësues të asaj Zone të lavdishme të luftës së armatosur çlirimtare të Karadakut liridashës, ka berë nderime ish-Sekretari Gjeneral i Aleancës së NATO-s, Lordi George Robertson!
Në mesin e shumë fotove, Lordi Roberteson në një foto shihet duke parakaluar edhe te varri i Heroit të Kombit Afrim Kalanica, këtij luftëtari të madh nga Kosova, që derdhi gjakun në luftë për liri e dinjitet të popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut!
Këtë ditë të madhe të nderimit historik, të ardhjes së këtij personaliteti të madh e me kontribute të veçanta në përfundimin e luftës së armatosur në Maqedoninë e Veriut, të udhëheqësit kryesorë të aleancës më të fuqishme ushtarake të globit NATO, bijtë e pavdekshëm të popullit shqiptar, padyshim se e kanë merituar, dhe kjo do të mbetet e shënuar me shkronja ari e të mëdha në historinë e popullit shqiptar!
Për të ardhur deri te ky moment i madh dhe i paharruar i nderimit të gjakut të derdhur për liri të bijëve më të mirë e luftëtarëve më të mëdhenj të popullit shqiptar, është dashur jo vetëm të zhvillohet e të fitohet lufta e armatosur çlirimtare e UÇK-së, por edhe të ndërtohet paqja dhe procesi i integrimit demokratik euroatlantik të shkojë duke u thelluar e duke u përsosur në vazhdimësi!
Ashtu sikur e dimë të gjithë, më 13 Gusht 2021, u festua me ceremoni të mëdha shteterore 20 vjetori i Marveshjes së Ohrit, në përvjetorin e së cilës erdhi në shënimin jubilar edhe diplomati boterorë Lordi Robertson!
20 vjetori u shënua në atmosferë festive dhe me suksese të mëdha për shqiptarët por edhe për përspektiven e madhe e të ndritur të tyre në të ardhmen e Maqedonisë së Veriut!
Personaliteti i madh kombëtar, Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti, në këtë përvjetor jubilar, ishte në krye të detyrës dhe si gjithëmonë ishte boshti kurrizor i tërë evenimentit të madh dhe historik, të shënimit me aq madhështi e seriozitet shtetërorë e kombëtar të Marrveshjës historike të Ohrit!
Do të mbetet në memorien e kombit, se ka qëndruar në mes Heronjeve dhe Dëshmorëve të Kombit, në shenjë nderimi e respekti, ish-Sekretari Gjeneral i aleancës ushtarake të NATO-s Lordi George Roberteson!
Lavdi gjakut të derdhur për liri të Heronjëve dhe Dëshmorëve të Kombit!
Faleminderit dhe mirënjohje për Juve i madhi dhe i nderuari Lordi George Robertëson!
Prishtinë, 3 Tetor 2021!