Rep-artistja e njohur, Loredana Zefi ka bërë një tatuazh të ri. Artistja, e cila pëlqehet shumë për muzikën që bën, kësaj radhe ka vendosur t’ua dedikojë një shkrim atyre që qëndrojnë prapa çdo suksesi të saj.
Përmes një postimi në InstaStory, Loredana tregon se ka bërë në krah emrin e producentit ‘Macloud’.
Kjo mbase për shkak të punës së madhe dhe sukseseve që ka arritur falë tyre përfshirë këtu edhe producentin tjetër, Miksu.
Kujtojmë që Loredana ka një sërë tatuazhesh të tjerë duke përmendur këtu edhe emrin e vajzës së saj, Hanës./abcnews.al